Bora Zemanin këtë sezon televiziv e shohim nga e hëna në të premte në drejtimin e emisionit "Përputhen", ku katër vajza njihen me djem të ndryshëm në kërkim për të duhurin.
Bora Zemani poston pothuajse çdo ditë foto nga studio, por jo të gjithë mendojnë se ajo e prezanton ashtu siç duhet këtë emision.
Ditën e djeshme vëmendjen e mori komenti që ajo i ktheu një ndjekësi, në foton e fundit që publikoi.
“Më vjen keq, por s’di ta drejtosh këtë emision”,- i shkruante ai Borës, e cila nuk hezitoi aspak t’i kthehet.
“Mos të të vijë keq fare. S’ke ç’i bën”,- ia ktheu moderatorja. Megjithatë, nga postimet duket se ajo po e shijon këtë eksperiencë të re, pas largimit nga “3shat”, ku moderoi për dy sezone krah vëllezërve Veshaj.