Luana Vjollca, mbetet një ndër moderatoret e cila ka komunikim të vazhdueshëm me fansat në rrjetet sociale. Së fundmi ajo u ka kërkuar mendime ndjekësve të saj se në çfarë personazhi do të donin të kthehej për festën e Halloween.
Sugjerimet kanë qenë të shumta dhe ajo i ka publikuar në ‘Insta Story’, duke iu përgjigjur cdo sugjerimi me mjaft dashamirësi. Në gjithë këto komente, vëmendjen e tërhoqi një ndjekës që e ka këshilluar moderatoren të qëndrojë si vetja, sepse edhe ashtu e frikëson. “Rri qysh je moj, boll na tut qishtu”- shkruan ndjekësi.
Duket se Luana e ka marrë me mjaft sportivitet dhe nuk është mërzitur ndaj këtij komenti.
“U qyqaaaa”– duke bashkëngjitur emoji që qeshin me lot, ka qenë përgjigja e Luanës ndaj këtij komenti.