Fjoralba Ponari ka vendosur t'i përgjigjet sot pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre i ka shkruar se ajo i duket fresk, pa halle dhe strese.
Fjoralba nuk ngurroi ta postonte mesazhin duke ndarë një foto ku shfaqen flokët e saj të rënë, që tregojnë shenjë të stresit.
Moderatorja u përgjigj: "Stress free ç’e pyet, por asnjëherë e dorëzuar! Po mirë mi, ja u qava dhe qurravita për hallet e mia, kush do m’i zgjidhë? Ti? Dhe poooo do buzëqesh sa të kem jetë, edhe në dhimbje, edhe në trishtim, edhe në sëmundje…fakti që me mua, ndryshe nga dikush tjetër më është dhënë mundësia për të jetuar, më jep forcë e kurajo që ta gjejë të bukurën dhe në gjërat më minimaliste e të pakuptimta të jetës për dikë tjetër".