Këngëtarja Enca dihet tashmë se shkakton mjaft polemika në tregun e showbizz-it me karakterin e saj moskokëçarës dhe pa komplekse.
Së fundmi një foto e saj ku duket edhe ekspozimi i tepërt i pjesës së përparme, fansat nuk kanë reshtur së komentuari.
Pas lajmit ku aktorja e filmave për të rritur i thoshte se donte ta shihte atë lakuriq e pa rroba janë disa fansa të tjerë, ata të cilët i kanë lënë disa komente interesante.
Njëri prej tyre thoshte se: “Shumica nga kto gocat që shajnë e kanë nga vuajtja e mungesës së gjoksit” dhe Enca është përgjigjur menjëherë: “Të gjithë vajzat me gjoksin e madh këtë gjë vuajnë”
Pastaj një tjetër komentuese ka bërë një pyetje të sinqertë: “Të pëlqen të tregosh gjokset?...dukesh shumë këndshëm me që ra fjala”.
Përgjigja e këngëtares qe mjaft ironike: “Kur ke gjoks të madh nuk mundesh ta instalosh dhe ç’instalosh kur të duash, ndaj në çdo veshje që nuk është golf, do bjeri në sy se aty është.”