Albana Perhati ose siç e njohim ndryshe si “Bukra” është një ndër aktoret më të komentuara të humorit në vendin tonë, padyshim shkak për këto komente janë bërë batutat e saj që lëshon shpesh herë në “Portokalli”.
Si duket akrorja ka shtuar disa kilogramë gjatë këtyre muajve të verës dhe kjo gjë e ka mërzitur. Këtë fakt e ka pranuar vetë aktorja nëpërmjet një postimi që ka bërë në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’. Përveç kësaj, një tjetër fakt që ja ka prishur humorin ‘Bukrës’ janë komentet e njerëzve të tjerë që ja vënë në pah këtë fakt.
‘Kur ti e pranon që je shëndoshur pak, këtë e shpreh që të është bërë stres. Vjen dikush dhe të thotë:”Uaaa shumë je shëndoshur, mbaj çik djetë o goc, lëviz çik, dil nga liqeni, ik në palestër”, dhe vetë është 745 kg”- ka shkruar aktorja. Perhati së bashku me kolegët e saj aktorë gjatë gjithë muajve të verës kanë shëtitur pothuajse në të gjithë Shqipërinë për të argëtuar publikun me batutat dhe humorin e tyre.