Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj, njihet për thjeshtësinë, bukurinë, e të njëjtën kohë edhe humorin që ka. Ajo asnjëherë nuk e ka fshehur prejardhjen dhe këtë e dëshmon duke postuar herë pas herë video teksa shihet duke kënduar e folur në gjuhën shqipe.
Ajo është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza, por lidhur me këtë një fans i saj i ka dërguar një mesazh shumë ofendues.
“Shkon me arab, nuk je shqiptare”, i shkruan ndër të tjera ai, duke vijuar opinionin e tij më tej me fjalë banale dhe të rënda.
Por Emina nuk ka qëndruar duarkryq dhe nuk ia ka përtuar aspak me përgjigjen e saj, teksa i ka bërë publik edhe emrin: “E more vëlla, po sikur të ishe ti 10% shqiptar nga ajo që jam unë. Turp të kjoft! Se e shkreta nonë bela edhe me halle ta ka rrit trupit e të ka mësuar të keqen nga e mira, por ti djal shko gjej ndonji punë e mos humb kohë me energji negative se për besë more vëlla kështu ndahen njerëzit.”
Ndërkohë, si për t’i vënë kapakun reagimit të saj, Emina i shkruajti personit në fjalë: “Edhe kyt po ta them. Më vjen shumë gjynaf për ty! Zoti të kjoft në ndihmë se e paske për nevojë.”