INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë ''toksike, pse i shkon Ledrit nga pas'', ja si i përgjigjet Sara Hoxha fanses!

I thonë ''toksike, pse i shkon Ledrit nga pas'', ja si i përgjigjet Sara Hoxha fanses!

Publikuar më: 11:29 28-06-2022

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram.

Shpesh e kemi parë që ajo qëndron pas partnerit të saj në koncerte apo projekte të tjera dhe sa shumë të lidhur janë me njëri-tjetrin, por mesa duket te ndjekësit e saj kjo shihet si një sjellje toksike. Kështu e ka pyetur një prej tyre Sarën në një bisedë online në Instagram: “Pse i shkon Ledrit nga pas në cdo vend, a je toksike?”. Përgjigja e bukuroshes tregoi se në fakt nuk është kudo me reperin edhe në oraret e punës ashtu si duket në rrjete sociale.

T’i shkoja hajde de po s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por dhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.

 

WhatsApp-Image-2022-06-27-at-12.51.54-PM.jpeg

 

Para disa ditësh, Sara festoi 30-vjetorin e saj në një festë private me miq ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP, të cilët kanë ndarë me ne pamje nga atmosfera ‘e çmendur’ dhe shumë festive e ditëlindjes së saj. Disa nga të ftuarit që kanë ndarë me ne momente nga festa janë Yll Limani, Dhurata Dora, Ardian Bujupi, Lumi B, e të tjerë.

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428