E mirë o mirë!
Mesa duket karriera e saj në Itali i ka bërë shumë mirë Klaudia Pepës dhe ajo di se si t’i bëjë të gjithë të flasin për të. Profili i saj në Instagram është i tejmbushur me foto e video provokuese të cilat komentohen shumë nga ndjekësit.
Së fundmi balerina seksi ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet duke kërcyer nën tingujt e një prej këngëve latine të Jennifer Lopez. Teksa ngjit shkallët, balerina nuk ka harruar të provokojë me lëvizjet plot feminitet, edhe pse fundi nuk ka qenë ai që pritej…Klaudia e mbyll kërcimin me një rrëzim spektakolar nga njëra shkallë, tek tjetra. Kjo, ka shkaktuar humor për një pjesë, por shumica e kanë patur mendjen diku tjetër dhe kanë nisur komentet negative.
Këtë herë, duket se Klaudia është irrituar keqazi. Vështirë se kemi parë përgjigje kaq të tensionuara nga ajo më parë, ama të themi të drejtën ironia e saj qenka epike.