Më në fund u publikua dhe hiti i kësaj vere nga Butrint Imeri, kënga "Hajt hajt", të cilën e prisnim prej ditësh.
Dhe sigurisht kurioziteti ishte shumë i madh për shkak dhe të paraqitjes së moderatores Kiara Tito në të.
E teksa prisnim që Kiarën t'a shihnim kudo nëpër klip krahë Butrintit, nuk ndodhi aspak kështu.
Moderatorja shfaqet vetëm në minutën 1:50 dhe me skena të pakta.
Pasi Butrinti këndoi dy-tri vargje “Ti mace e zezë shumë e pabesë”, skena u rikthye te femrat seksi që kërcenin rreth e rrotull këngëtarit.
Me gjithë bujën që u përhap për paraqijen e Kiarës në klip, mund të themi se do të donim të kishim parë dyshen së bashku akoma dhe më shumë se kaq.