Modeli shqiptar nga Lezha, Roland Lekaj, pak javë më parë mori vëmendjen e të gjithëve pas blerjes marramendëse që bëri në Kanë, ku shpenzoi 1.6 milionë për blerjen e një fustani, lekë këto që do shkonin për bamirësi.
Ai ditën e sotme ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka treguar më shumë për jetën e tij në Kinë, por edhe për takimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku tregoi se i kishte folur edhe për Shqipërinë.
“Ishim biznesmenë nga e gjithë bota, kemi qenë rreth 200 vetë të ftuar në shtëpinë e Trump-it, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si tip, kur e takon live, mund të them me bindje se unë e adhuroj atë person, pasi çfarë mendon, ta thotë troç dhe në mënyrë direkte. Me pak fjalë, tip shumë i mirë, shumë ndryshe e shumë i veçantë nga liderët e ndryshëm të botës, pasi unë kam pasur rastin të takoj edhe Merkelin, Presidentin e Anglisë, edhe të tjerë, por që Trump më ka lënë përshtypjet më të mira krahasuar me ta. Në lidhje me komunikimin mes tyre, Roland tregon.
“Komunikuam rreth një minutë. Vij nga Shqipëria iu prezantova dhe ai ma ktheu: “Më vjen shumë mirë që në këtë moshë të re je këtu në këtë takim. Keep going young boy!”, tregon Roland.