INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I tregoi të gjitha gjatë kërcimit, moderatorja tregon për herë të parë “sikletin” që hoqi

I tregoi të gjitha gjatë kërcimit, moderatorja tregon për herë të parë “sikletin” që hoqi

Publikuar më: 21:43 16-02-2019

Moderatorja britanike, Stacey Dooley kaloi turpin më të madh të jetës së saj kur i tregoi pothuajse të gjitha në skenë.

Dooley, e cila fitoi “Strictly Come Dancing 2018” ka folur në një studio televizive për momentin kur ajo doli në kryetitujt e të gjithë mediave për shkak të një incidenti me veshjen.

Moderatorja simpatike pati një problem me veshjen, dhe në pah i dolën pjesët e saj intime. Ajo po mbante veshur një palë të brendshme me ngjyrë mishi dhe kjo ishte arsyeja që situata u keqinterpretua.

Që prej se ndodhi incidenti, kjo është hera e parë që Stacey flet për sikletin që kaloi.

31-vjeçarja u shpreh për BBC se ajo kishte imagjinuar për më të keqen në momentin që kuptoi se çfarë kishte ndodhur.

Ajo u shpreh:

Vajzat e gardërobës po thoshin, Oh dreq Stacey. Na vjen shumë keq. I nxore të gjitha. Kështu unë mendova se kishte ndodhur më e keqja. Por kur e pashë më vonë e kuptave që ishin thjesht të brendshmet ngjyrë mishi.”

Article Logic
Execution time: 0.0032439231872559