Klipi që nuk rekomandohet për personat me zemër të butë tregon një burrë që fut në gojë 4 gjarpërinj të gjallë dhe i mban aty për disa sekonda.
Videoja është xhiruar në Goianesia do Para të Brazilit dhe tregon Arteval Duarten duke futur zvarranikët në gojë njëri pas tjetrit.
Duarte ka 15 vite që punon me gjarpërinjtë dhe njihet me nofkën “ninxha i gjarpërinjve”.
Video të tjera të Artevalit tregojnë se si ai fut në gojë njëkohësisht një merimangë të madhe dhe një lakuriq nate, ndërsa në një rast tjetër shikohet duke futur në gojë 3 merimanga të mëdha.