INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ‘varrosën’ burrin 2 vite më parë në Dajt. Kush është gruaja akuzohet për skemë mashtrimi

I ‘varrosën’ burrin 2 vite më parë në Dajt. Kush është gruaja akuzohet për skemë mashtrimi

Publikuar më: 15:56 04-10-2018

Drejtoria e Hetimit Tatimor zbuloi një skemë mashtrimi, me dëm mbi 1 milion dollarë. Ndërsa u arrestua një biznesmen dhe 3 punonjëse. Mes grave të ndaluara është edhe Elsa Biba, për të cilën është dhënë masa ‘arrest shtëpie’. Sipas të dhënave nga Tatimet ajo është ortakja e vetme e firmës ‘ARENI ALBANIA’. Mirëpo kësaj të fundit rreth 2 vite më parë i kanë vrarë dhe më pas groposur bashkëshortin në Dajt. Bëhet fjalë për Vasil Bibën, i cili ia ka lënë firmën trashëgimi të shoqes. Biba u gjet i vrarë dhe i groposur në zonën e Dajtit në Tiranë, në vitin 2016. Asokohe lajmi bëri shumë bujë dhe nga hetimet rezultoi se Biba u vra për hakmarrje për shkak të një skeme mashtrimi në fushën e ndërtimeve. Ndërkohë për skemë mashtrimi u ndalua edhe bashkëshortja e tij sot.
Historia e vrasjes së Vasili Bibës:
Viktima prezantohej si sipërmarrës për punime pallatesh kryesisht në fushën e suvatimeve. Ai merrte përsipër gjithashtu restaurim hotelesh dhe restorantesh, por pasi merrte paratë nga ndërtuesit, largohej duke humbur gjurmët. Kështu, sipas hetimeve, rezultoi se të paktën 19 persona janë mashtruar nga 36 – vjeçari Biba në shumat nga 1 milion lekë të vjetra deri në 30 mijë euro. Ai ishte dënuar 2 herë nga gjykata për evazion fiskal dhe për drejtim mjeti pa patentë.

Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/i-vrane-dhe-groposen-burrin-ne-dajt-kush-eshte-gruaja-qe-u-arrestua-sot-per-mashtrim-emri-detaje-136629

 

Article Logic
Execution time: 0.0036938190460205