Një person është vetëdjegur në shtëpinë e ish-vjehrrës së tij dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, në rrugën "Petraq Shomo".
Policia thote se viktimë është shtetasi Olgert Miho, ndërsa në banesë ndodheshin edhe ish- vjehrra dhe ish- kunata e tij, të cilat kanë marrë plagë të lehtë pasi banesa u përfshi nga flakët. Dy të lënduarat u dërguan në spitalin rajonal dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 38-vjeçari dyshohet ishte nën efektin e alkoolit kur ka kryer aktin e vetëdjegies. Miho ishte i fejuar dhe kishte pak kohë që ishte ndarë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.