INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vendosën Lulzim Bashën, ''përballë'' në ''RAI'', Rama: Ata duan Juventusin pa Ronaldon

Publikuar më: 08:09 06-03-2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste në emisionin "Porta a Porta" në Rai Uno(media italiane), ka folur rreth aktualitetit politik në vend, veçanërisht për protestën e opozitës dhe djegien e mandateve.

Gjatë kohës që Rama ishte në studio, gazetari Bruno Vespa transmetoi një intervistë të Lulzim Bashës, i cili renditi dy problemet kryesore që ka Shqipëria sot.

“Shqipëria ka dy probleme të mëdha, problem me demokracinë dhe kriminalitetin. Vitin e kaluar Shqipëria ka patur me trafikun e drogës, dhe me milionet e drogës u blenë, votat, policia, media etj. Dy muaj më parë mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa përgjime të prokurorisë për zyrtarë të lartë të PS-së, ku vërtëtohet se ka patur kontakte me bosët e drogës për të blerë votat, për të indimiduar opozitën në zgjedhjet e shkuara. Për 4 vjet qeveria ka patur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili tani është nën akuzë zyrtarisht pë trafik ndërkombëtar droge. Këto akuza u ngritën nga prokurorët antimafia e Katanias. Pasardhësi i e tij, Fatmir Xhafaj, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me 7 vjet burg si anëtar i një organizate ndërkombëtare drogre“,- tha Basha.

Kryeministri e krahasoi situatën politike me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

“Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003911018371582