INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vëllai vrau shokun e tij, BUTA merr vendimin e papritur: Për shkak të rastit..

I vëllai vrau shokun e tij, BUTA merr vendimin e papritur: Për shkak të rastit..

Publikuar më: 16:30 15-07-2022

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy muaj më parë, ku një person mbeti i vdekur pas një përplasjeje me armë. Në këtë ngjarje ishte i përfshirë dhe vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni.

Së fundmi, Betim Januzi, (Buta) ka risjellë në vëmendje edhe një herë këtë ngjarje. Me anë të një Instastory, ai shprehet i keqardhur në emër të familjes së tij, duke bërë me dije se ka anuluar edhe të gjithë koncertet.

“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”,-shkruan reperi.

Buta dhe më herët ka bërë një reagim për ngjarjen, duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre në këto ditë të vështira për familjen e tij.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qendrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njollosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju,”- shkruante reperi.

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264