INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vendosën fotografinë në stadium, Rita Ora ka diçka për të thënë

I vendosën fotografinë në stadium, Rita Ora ka diçka për të thënë

Publikuar më: 12:35 11-09-2023

Në tribunën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi me rezultat 2-2, ishte vendosur dhe një banderolë nga tifozët për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, marrë nga sekuencat e klipit të saj “Shine Ya Light”, të cilin e xhiroi vite më parë në Kosovë.

Ky veprim nuk kaloi pa i rënë në sy Ritës, e cila e shpërndau në Instagramin e saj dhe shkroi: “Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

-640-0-screenshot-2-1694370210.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039660930633545