Beatrixi dhe Donaldi janë bërë çift dhe mbrëmjen e djeshme shkëmbyen puthjen e tyre të parë. Dyshja nuk shkëputen nga njëri-tjetri, duke u përqafuar e përkëdhelur gjithë kohës, por momente të sikletshme ka pasur së fundmi, kur prezenca e Borës është bërë e pashmangshme.
Teksa qëndronin të shtrirë, në sfond është dëgjuar kënga që Donaldi ka shkruajtur për Borën dhe e këndon Elgit Doda. Donaldi, i cili shfaqet edhe në videklip, e ka pranuar edhe më herët që kënga “Toxic Love” është dedikim për Borën.
Ky moment nuk i ka pëlqyer aspak çiftit ë të ri dhe menjëherë sa kanë dëgjuar këngën ata kanë mbuluar kokën.