INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vënë flakën makinës së ish policit, autorët në kërkim

I vënë flakën makinës së ish policit, autorët në kërkim

Publikuar më: 10:04 02-05-2016

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Lezhës. Nga të dhënat mësohet se makina që u shkrumbua është tip Benz me targa AA 250 IP dhe është në pronësi të ish-policit Tonin Kolthi.

Në një prenoncim për mediat, ish-polici Tonin Kolthi thotë se kanë qenë tre persona që i vendosën flakën makinës së tij, e spërkatën me benzinë dhe më pas u larguan me shpejtësi.

Menjëherë ai ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka ndërhyrë vetë me mjete rrethanore duke shuar flaket të cilët i kanë rrezikuar edhe banesen. Nga hetimet e para dyshohet se mjeti është djegur me benzinë, pasi poshtë gomës së përparme është gjetur dhe një shishe e cila ka patur benzinë brenda.

Kolthi thotë se nuk ka konflikte me ndonjë përson, ndërsa i bën thirrje policisë që të zbardhe ngjarjen.

Ish polici Tonin Kolthi është një emër i njohur, pasi një muaj më parë është arrestuar nga policia për protesten e zhvilluar kundër ndërtimit të parkut të lojrave tek kodrat e liqenit. Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por pa mundur ende që të bie në gjurmët e autorëve. 

Article Logic
Execution time: 0.0023989677429199