INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vetëm dhe i dëshpëruar për Shën Valentin, Justin Bieber rrëfen trishtimin e tij! [VIDEO]

I vetëm dhe i dëshpëruar për Shën Valentin, Justin Bieber rrëfen trishtimin e tij! [VIDEO]

Publikuar më: 10:02 15-02-2017

Nuk ishte një Shën Valentin i lumtur për këngëtarin kanadez.

Madje ai dukej i dëshpëruar në disa video që postoi në Instagram Stories gjatë ditës më romantike të vitit. Justin Bieber u rrëfeu fansave të tij që ai e kaloi këtë ditë i vetëm pasi nuk ka asnjë takim ose njeri të veçantë për Shën Valentin. Artisti 22 vjeçar dukej se kishte prekur fundin dhe fytyrës së tij të trishtuar mund t’ia kalonin vetëm fjalët e tij, edhe më dëshpëruese. “Gjithçka kam dashur ishte dikush i veçantë për Shën Valentin dhe tani nuk e kam as atë” tha Bieber me një zë që dukej sikur mbantë zi. Duket shumë e largët dita e diel në të cilën luante djalin e shkathët dhe tallej publikisht me The Weeknd. Ndoshta thjesht po përpiqej të fshihtë trishtimin që dashuria e tij historike, Selena Gomez, është në krahët e tij. 

Article Logic
Execution time: 0.002936840057373