INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘I vetëm mes 40 grave’.  Punonjësi i kërkon ndihmë sindikatës: Më diskriminojnë

‘I vetëm mes 40 grave’. Punonjësi i kërkon ndihmë sindikatës: Më diskriminojnë

Publikuar më: 10:19 20-10-2018

Një punonjës është ankuar pasi ndihet i diskriminuar në vendin e punës. Ai është i vetmi burrë që punon në një kompani me një staf prej 40 grash. Ai u drejtua në sindikatë për të denoncuar faktin se ishte viktimë e "diskriminimit gjinor". Punonjësi i një kompanie transporti në provincën e Treviso shkoi, në zyrat e sindikatës së punonjësve për t'u ankuar se ishte i vetmi mashkull në një staf që përbëhet vetëm nga gratë. Ai ka thënë se për një kohë të gjatë ndaj tij janë marr vendime dhe kryer gjeste që mund të përkufizohen si "diskriminim seksual". Lajmi është bërë i ditur nga sekretarja e sindikatës “Filt Cgil” në Treviso, Samantha Gallo. Ajo tregoi se personi i cili ka qenë i punësuar nga kompania për shumë vite, u ankua se vazhdimisht i ishin caktuar turne të natës, se ai merrte ngarkesa të tepruara të punës dhe gjithmonë i liheshin detyra më të rënda me justifikimin se "ishte mashkull". Sindikata tani po kryen auditime për të gjykuar nëse është e nevojshme apo jo që të vazhdohet me veprime formale.

Article Logic
Execution time: 0.0049941539764404