Prishja e marrëdhënies së saj me Noizy-n nuk ka ndikuar në ruajtjen e shoqërisë me disa nga anëtarët e tjerë të OTR.
Veçanërisht me njërin! Enca dhe Denisi (i njohur si Varrosi) vazhdojnë të kenë një shoqëri të pastër mes tyre. Edhe pse larg, ata të dy komunikojnë edhe gjatë ditës bashkë siç e tregon edhe vetë kënëgtarja me këtë foto gjatë momentit kur ajo dhe Varrosi po flasin në kamera me njëri-tjetrin. Madje reperi është munduar të bëjë edhe rregullarotin mes saj dhe Noizy-t, por që ky i fundit duket i vendosur në vendimin e marrë. Megjithatë për Varrosin, Enca është gjithmonë një OTR. intv.al