Pas debatit të madh për postimin e tij, që preku Antonelën, Elvisi vendosi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”. I pari që reagoi ashpër kundër ish-konkurrentit ishte Arjan Konomi, i cili shpërtheu në të bërtitura dhe ofendime kundër Elvisit. (Kliko) Pati persona nga publiku që nuk e pritën mirë reagimin e tij të rëndë, ndaj opinionisti u detyrua të jepte një shpjegim.
“Në gjaknxehtësi e sipër, kur dëgjon një vajzë që të thërret Arian më ndihmo dhe një djalë që nuk po i kërkon falje, asnjë nuk e kupton nëse nuk ndodhesh vetë në atë situatë. Ajo që mua më acaroi është se prisja që pas atij debati, ata të dy të ishin takuar, të ishin sqaruar dhe jo të ishtë përkeqësuar zënka akoma më shumë. Në një farë mënyre, unë aty jam si një prind që ka disa fëmijë. Këtë situatë ja kam shpjeguar edhe vetë Locos dhe nuk është një person për t’u bërë kurban, pavarësisht se mesazhet janë të forta dhe ne nuk duhet të lejojmë këto mesazhe të cilat mund të dëmtojnë atë çfarë jepet në televizion”, u shpreh Arjani përmes një video.
Opinionistin e ka mbështetur publikisht Ajsi Xhaxhaj, e cila vite më parë denoncoi abuzimin e Leonard Bombajt, teksa shumë nuk e besuan.
Ajsi thotë se askush më mirë se ajo nuk mund ta besojë Konomin lidhur me reagimin e tij ndaj një femre që i është treguar litari.
Ajo nuk e ka takuar kurrë Arjanin, megjithatë tregon se ai ka qenë i vetmi person i medias që e ka mbështetur 10 vite më parë kur ka bërë denoncimin e saj dhe pikërisht veprimi i tij i kishte dhënë familjes së saj kurajo në një moment aq të vështirë.
Aktorja i kërkoi publikisht opinionistit të mos hezitojë kurrë ta thotë mendimjn e tij, teksa është shprehur se vendit tonë i duhen më shumë njerëz si Arjani.