INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vihen prangat në Zvicër Rezart Taçit

I vihen prangat në Zvicër Rezart Taçit

Publikuar më: 14:51 09-05-2016

Biznesmeni Rezart Taçi është arrestuar në Zvicër. Lajmi është zyrtartar dhe konfirmohet nga dokumentat, që avokati mbrojtës ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, në proçesin penal ndaj Taçit për akuzën e “mospagimit të taksave dhe tatimeve”. Burimet të ABC news, thonë se avokati, ka dorëzuar në Gjykatë aktin e përfaqësimit, që Rezart Taçi i ka dhënë noterit nga ambientet e një paraburgimi në Gjenevë të Zvicrës.
Ish-manjati i naftës kërkon të përfaqësohet dhe mbrohet në Shqipëri nga avokati Fatmir Brraka. Burime të Interpol Tirana thonë se ndalimi i Taçit është bërë me urdhër të Prokurorisë të kantonit të Gjenevës në Zvicër, për disa akuza.  Për “mashtrim”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Falsifikim të vulave dhe i stampave”. Hetim ka nisur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin Panamez me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo Holandeze me emrin “Trafigura Beheer Bv”. Kompanitë kishin një marrëveshje tregëtare me kompaninë e Rezart Taçit të nënshkruar që në vitin 2009.
Autoritet e zviceriane kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme që në vitin 2014, për kryerjen e disa veprimeve hetimore.
Taçi është arrestuar në një nga aeroportet e Zvicrës.
Biznesmeni ka dhe proçes gjyqësor të hapur në Tiranë, me akuzë për mospagimi i taksave dhe detyrimeve tatimore me cilësinë e administratorit të ARMO-s për 4 vite, që dyshohet se i ka sjell shtetit shqiptar një dëm prej rreth 6 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777