INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vishni këpucët pa çorape? Po bëni gabimin më të madh

I vishni këpucët pa çorape? Po bëni gabimin më të madh

Publikuar më: 15:33 10-10-2017

Kohët e fundit është vënë re një trend që duket se ka kënaqur fitimet e kompanive të këpucëve të cilët kështu në heshtje bashkëpunojnë me kompanitë e modës të cilët prodhojnë pantallona. Mund ta keni vënë re se këpucët pa qafë dhe xhinset pas trupit, treçerekshe ose deri tek kyçi i këmbës kanë qenë mjaft të famshme sezonet e fundit.

dtr1.jpg

Kjo ka bërë që shumica e njerëzve të mos veshin çorape duke qenë se ky stil të bën që prania e çorapeve të mos jetë estetikisht mirë dhe duke i rënë shkurt, njerëzit i kanë hequr fare çorapet.

Kjo ka sjellë që shumë njerëz (shumica meshkuj) të kenë probleme me gjunjtë dhe kyçet e këmbëve duke shtuar me 37% vitin e fundit përqindjen e atyre të cilët vizitohen për këto probleme tek ortopedët. Këta të fundit kanë shpjeguar se problemi ka qëndruar tek mos përdorimi i çorapeve. Këmbët djerësiten shpejtë dhe janë më të hapura ndaj infeksioneve dhe bakterieve që merr këpuca, gjithashtu këmba kur nuk është në rehatinë që duhet sjell probleme në ecje çka efekton direkt kupat e gjunjëve.

Morali: Harrojeni çfarë thotë moda! Çorapet janë të domosdoshme, ju mund të përdorni ato më të shkurtrat kur nuk doni të jenë të dukshme por kurrësesi t’i eliminoni. /Blitz.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209