Këngëtarja e famshme Camila Cabello u vlerësua me çmimin artistja e re më e mirë e vitit në “MTV AMA” javën e kaluar. Ajo gjithashtu performoi live para qindra njerëzve në këtë spektakël, këngën e saj më të re “Consequences” që është pritur mjaft mirë nga publiku dhe fansat e saj.
Orë më parë ajo është zgjuar shumë e trishtuar kur mësoi se ‘harcker’-at kanë arritur të vjedhin disa nga këngët e albumit të saj më të ri që ende nuk janë bërë publike.
Me anë një postimi në Twtter të cilin ajo e ka fshirë pak orë pasi e postoi, Camila u kërkonte fansave të saj që të mos i shpërndajnë këto këngë pasi ende nuk ka ardhur koha që ato të dëgjohen. 23-vjeçarja theksoi se një fans i vërtetë i saj nuk do ta bënte këtë gjë, duke treguar se ata duhet të shpërndajnë vetëm mirësi dhe dashuri, veprime të tilla nuk do të tolerohen kurrë nga ajo.