INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vjedhin llogarinë prej 2 MILION ndjekësish në Instagram? Luana Vjollcës i ndodh GJËMA!

I vjedhin llogarinë prej 2 MILION ndjekësish në Instagram? Luana Vjollcës i ndodh GJËMA!

Publikuar më: 17:38 06-05-2022

Një situatë aspak e këndshme i ka ndodhur Luana Vjollcës!

Moderatorja e famshme ka rënë pre e një sulmi kibernetik dhe adresa e Instagram-it nuk është më në duart e saj përkohësisht.

Të paktën kjo dyshohet edhe nga fansat e saj, të cilët të shqetësuar kanë reaguar menjëherë.

Siç duket “hackerat” i kanë vjedhur Luanës llogarinë e Instagram-it dhe menjëherë kanë filluar me fshirjen e të gjitha fotove në profilin e saj.

Madje edhe “bio” e llogarisë nuk është më si dikur, përveç linkut dhe ndjekësve të Luanës.

Shpesh herë yjet e skenës janë m të prekurit ndaj këtij fenomeni, por ne le të shpresojmë që Luana të marrë shpejt Instagramin e saj dhe të na lajmërojë së çka ndodhur!

Ne po presim!/intv.al

52597341 7C36 4D5E 8F1D EAACB627C12C

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939