INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vodhën Instagramin dhe çfarë nuk i publikuan, reagon Oriola Marashi! Ka dy fjalë për gojët e liga: 'Oriola nuk bën seks me lekë, bashkë do puqemi në rrugë të tjera ...' [FOTO]

I vodhën Instagramin dhe çfarë nuk i publikuan, reagon Oriola Marashi! Ka dy fjalë për gojët e liga: 'Oriola nuk bën seks me lekë, bashkë do puqemi në rrugë të tjera ...' [FOTO]

Publikuar më: 11:31 27-07-2019

Nuk ka dyshime se Oriola Marashi është në vendet e para të listës së femrave më atraktive shqiptare. Modelja, e cila tashmë po ndërton edhe një karrierë ndërkombëtare, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video nga më të ndryshmet.

Mirëpo ditën e djeshme Instagrami i Oriolës u haku dhe kështu postuan disa postime jo shumë të hijshme në profilin e saj. Kjo gjë u vu direkt re nga ndjekësit, mirëpo disa 'keqdashës' e transmetuan ndryshe këtë veprim. 

Për këta të fundit modelja ka bërë një postim, ku ju thotë dy fjalë 'gojëve të liga'.

“Kjo foto eshte bere 5 minuta para.
E dashur J*** O** Q** dhe portalet e tjera te lajmeve, “gazetaret” e te cileve moren disa minuta nga jeta e tyre e pakuptimte per te shkruar dhe per t’u thene lexuesve qe Oriola Marashi ka dale nga binaret, dhe pret oferta serioze per seks me leke,

Po ju drejtohem juve qe ta marrin vesh edhe te tjeret:

Nuk do shume mend qe faqja ime e Instagramit eshte hackuar, dhe “njoftimet” e lena ne faqen time, tashme te fshira, jane ceshtje inati. Keshtu qe kursejini titujt “Oriola pret oferta per seks” dhe “Oriola ka dale nga binaret”, ose perndryshe bashke do puqemi ne rruge te tjera te cilat juve nuk do t’ju pelqejne. Askush nga ju nuk e mori mundimin te me kontaktoje personalisht dhe te kerkoje nje prononcim nga ana ime ( e meqe ra fjala, une nuk jam gazetare por e di qe kaq gje duhet ta kishit bere). Nuk kam pse te sqaroj asnje, dhe nuk kam pse t’i jap llogari askujt, por shqiptaret mesa duket ende besojne cdo gje qe shkruhet ne internet dhe marrin cdo shpifje per seriozisht.”-shkruan Oriola.

“Te dashur lexues te ketyre mediave qesharake dhe karagjoze:

Oriola nuk ben seks me leke. Oriola nuk pret oferta. Oriola nuk ka dale nga binaret. Perkundrazi, jam shume e shendetshme menderisht. I vetmi njeri ketu qe ka probleme mendore eshte personi qe me ka hackuar Instagramin (te cilin une do ta ekspozoj shume shpejt), dhe “gazetaret” qe guxojne shkruajne lajme me tituj te tille vetem per clickbait pa menduar qe une kam ndjenja dhe kam edhe familje, dhe fjalet nuk te vrasin por te lendojne.
Kete moment (reagimin tim) duhet te kishit pritur per lajm, jo absurditetet qe shkruan qe me ka hackuar instagramin. Se nuk thone kot: Mund te largosh djalin nga fshati por jo fshatin nga djali.”- ka përfunduar ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040619373321533