Besnik Qaka i NRG Band është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë i cili prej vitesh i ka dhuruar publikut shumë hite dhe ka fituar disa çmime në kompeticione të ndryshme muzikore. Mirëpo së fundmi ai është akuzuar nga reperja e njohur Nikka sipas së cilës ai i ka vjedhur idetë e projektit të saj më të fundit.
Ajo publikoi një foto në profilin e saj personal në Instagram ku jep lajmin për fansat.
“Së shpejti, Ani mori nuse, nga nesër publikisht do t’ju informoj disa gjëra të reja që nuk I dini. Përndryshe kush i vjedh ose i përdor idetë e mia artistike i bie që të më kete dalë përpara e po ma pengon rrugën!! Kjo tentativë e juaja do t’ju djegë pak keq e them me KEQARDHJE”, shkruan Nikka.
Reperja ka publikuar edhe një postim tjetër në instagram ku shkruan:
“Edhe pak dit vjen projekti jem i radhes “Ani Mori Nuse” edhe pse kete ide me kuptimin e plot te fjales ma ka VJEDH artisti ne fjale @besnik_qaka ku e ka lansu projektin para pak diteve, amo pak ka rensi kjo te une se iden munesh mema vjedh po dhuntin qysh un e boj artin smunesh me pas ti e as kerkush, se kta e kom dhunti prej Zoti…Um vjen mir qe artistat me karriere t’gjate n’skene po inspirohen prej idejave tmija qe i kom veq 1vjet karriere Kshtu qe prej sot po i informoj artistat e Estrades Shqiptare qe i kom lshu nzbritje me oferte idejat e mija artistike muzikore STAY TUNE shume shpejt keni mi pa edhe deshmite per kejt kto qe i thash… VERSIONI JEM IS COMING SOON ”, ka shkruar Nikka në videon e postuar ku dëgjohet edhe kënga e ripërpunuar.
Se ku qëndron e vërteta pritet ta mësojmë në orët në vijim.