Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një ndër çiftet më të njohur në showbizin tonë e tashmë gëzojnë një romancë të shëndetshme. Vitin që lamë pas dyshja kurorëzoi në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare, në një ceremoni të veçantë në Itali dhe janë prindër të një djali të quajtur London Noor.
Sara publikon shpesh foto e video të djalit të saj dhe në këtë të fundit shihet fare qartë se sa shumë është rritur ai. Edhe pse mund të bëhen pis, për prindërit është gëzim shumë i madh kur fëmijët ushqehen vetë dhe sicc duket Londoni është mësuar tashmë të mbajë lugën dhe të ushqehet pa ndihmën e mamit.
“Mëngjes me të preferuarin tim”, ka shkruar Sara bashkangjitur videos së postuar në instastory.