INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vonohen dokumentat 14 sekonda, futbollisti pezullohet për 6 muaj…

I vonohen dokumentat 14 sekonda, futbollisti pezullohet për 6 muaj…

Publikuar më: 11:15 22-11-2017

I konsideruar si një talent 22 vjeçari Andre Silva i kushtoi 22 milionë euro Leicesterit për transferimin nga klubi portugez i Sporting Fc.

Aktualisht  ai është një futbollist i klubit anglez Leicester por ka një problem, Silva nuk mund të luajë.

Shkaku i mos aktivizimit të talentit 22-vjeçar është një vonesë 14 sekondëshe.

Dokumentat e transferimit janë vonuar vetëm 14 sekonda dhe kjo ka bërë që ai të mos rregjistrohet dhe të mbetet jashtë çdo aktiviteti për 6 muaj.

Leicesteri e dërgoi çëshjen në FIFA dhe në gjykatën e Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, por nuk pati sukses. Ndërkohë lojtari vazhdon stërvitjen e rregullt me klubin.

E vetmja ndeshje në të cilën ka luajtur Andre Silva ka luajtur me fanellën e Leicester ka qenë ndeshja miqësore e skuadrës kundër Nottingham Forest U-23

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496