INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I VRAU prindërit, flet vajza e çiftit Mataj: Ka tentuar të më vrasë në sy të vajzës, i preva biletë dhe e çova në...

I VRAU prindërit, flet vajza e çiftit Mataj: Ka tentuar të më vrasë në sy të vajzës, i preva biletë dhe e çova në...

Publikuar më: 18:29 15-01-2019

Pas vrasjes makabre të ditës së djeshme në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën dhe më pas u vetëvra, ka reaguar edhe partnerja e tij, Nertila Mataj.

Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, është vajza e dy viktimave të Unazës së Madhe. Për News 24, ajo zbulon se partneri i saj, me të cilin jetonte në Suedi ishte i sëmurë dhe kishte tentuar ta vriste disa herë në prani të vajzës.

“Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzës. I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek unë.

Nuk erdhi këtu, por bëri atë që bëri. Askush nuk i ka marrë fëmijën atij. Dhe familja ime ka qenë veçse ndihmë për të. Ai ishte një i sëmurë”, është shprehur ajo.

Dyshohet se krimi i trefishtë ndodhi pasi çifti, që prej 1 viti jetonte në Suedi dhe ishin ndarë.

Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës dhe kishin bashkë një vajzë, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Dyshohet se Majlind Lila fajësonte prindërit e bashkëjetueses, për ndarjen me 36-vjeçaren. “BalkanWeb” mëson se në rrethana ende të paqarta Lila ishte kthyer tre ditë më parë nga Suedia, ndërkohë që Nevila Mataj kishte qëndruar.

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984