INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vunë flakën maces dhe e përdorën për ti vendosur zjarrin pyllit të Bushatit

I vunë flakën maces dhe e përdorën për ti vendosur zjarrin pyllit të Bushatit

Publikuar më: 17:36 03-09-2017

Efektivët e zjarrfikëses dhe vetë banorët kanë zbuluar se si është vënë zjarri në Bushat para pak ditësh ku një banesë u dogj tërësisht e bashkë me të 2 hektar ullishte dhe një sipërfaqe e gjerë pyjore rreth kodrës të Zefjanës. Pasi zjarri është shuar, efektivët kanë vërtetuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Zjarrvënësit kanë marrë një mace e kanë futur në një thes duke e mbyllur përbrenda dhe në thes kanë lidhur një konop të trashë. Konopit i kanë vënë flakën dhe në mënyrë që zjarri të përhapet sa më shumë kanë lëshuar macen në pyll. E gjendur brenda thesit macja ka vrapuar pa e pasur idenë se ku dhe pas saj edhe konopi i kapur në flakë. Në këtë mënyrë kudo në zonën e ish repartit ushtarak në Bushat është përhapur zjarri.

I ndihmuar edhe nga era e fortë ka marrë flakê e gjithë kodra duke bërë që të shpërthejnë mbetje municionesh në ish repartin ushtarak dhe të digjet një banesë, ullishte dhe pylli. Në fund efektivët e zjarrfikësve bashkë me ushtrinë dhe banorët kanë gjetur macen e djegur bashkë me thesin e shkrumbuar dhe konopin. Vrapimi I maces në vende të ndryshme ka bërë që banorët të mos e kishin idenë se në cilin vend fiks ka rënë zjarri fillimisht duke qenë se janë krijuar disa vatra të ndryshme. Mund të tingëllojë qesharake por është një realitet i hidhur që tregon se ne shqiptarët gjejmë çdo lloj forme vetëm për të dëmtuar dhe pa marrë parasysh se shtëpia e tjetrit mund të digjet. Arsyeja se përse I është vënë flaka pyllit në Bushat mendohet të jetë vetëm për kullota ta reja për bagëtitë e çobanëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166