INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vuri zjarrin dy herë brenda muajit lokalit të Noizyt, arrestohet autori, kushëriri i këngëtarit

I vuri zjarrin dy herë brenda muajit lokalit të Noizyt, arrestohet autori, kushëriri i këngëtarit

Publikuar më: 12:29 29-06-2023

Lokali i reperit të njohur Noizyt është përfshirë sërish nga flakët orët e para të kësaj të kësaj të enjte. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që lokali i reperit, me vendodhjen në Durrës, digjet.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar mëngjesin e sotëm 26-vjeçarin Eraldo Musteqja, si autor i dyshuar i 3 zjarrvënieve të qëllimshme gjatë muajit qershor.

Në orët e para të ditës së sotme 26-vjeçari me një thikë në dorë është shfaqur pranë lokalit Zins në Currila të Durrësit dhe i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të tij, konkretisht verandës. Zjarrfikësit me të marrë njoftim kanë shkuar dhe bërë fikjen e zjarrit, ndërsa policia ka mundur të kapë autorin e dyshuar që është dhe djali i dajës së Noizyt.

Ky person pas një konflikti me Noizyn dhe hallën e tij është përfshirë në akte të qëllimshme për t’i dëmtuar. Pas zjarrit të rënë më 11 qershor në të njëjtin lokal Noizy dhe stafi i lokalit nxituan të thonë se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, mesa duket për të shmangur denoncimin ndaj familjarit të tyre i cili mëngjesin e sotëm doli hapur duke kërcënuar me armë të ftohtë dhe vënë flakën lokalit të Rigels Rajkut, lokal që është në emër të babait të tij. Më 10 qershor, i njëjti person dyshohet se i vuri zjarrin edhe derës së shtëpisë së këngëtarit.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217