Jasmina duket se ka lënë pas historinë me Andin pasi ka lajmëruar se ka filluar një lidhje të re dashurie.
Të paktën kështu ka zbuluar vetë ish-konkurrentja në një bisedë me ndjekësit e saj në ‘’Instagram’’.
E pyetur nëse është në një lidhje dashurie ose jo, ajo është përgjigjur me ‘’PO’’.
Më pas interesimi nga ndjekësit ka vazhduar për të zbuluar më shumë rreth tij, nëse është person i famshëm, por Jasmina ka vendosur që momentalisht të mos zbulojë asgjë.
Por si duket disa portale kanë publikuar fotografinë e një mashkulli duke pretenduar se është i dashuri i vërtetë i Jasminës, por kjo e fundit ka reaguar ashpër duke u thënë të gjithëve se nuk është ai i dashuri dhe ajo nuk do e bëjë publik për një “x” arsye.