Prej disa javësh Stresi dhe Keisi kanë qenë shumë të komentuar në media për shkak të ndarjes së tyre të papritur. Lajmi i ndarjes u zbulua kur Keisi fshiu fotot me Stresin, hoqi mbiemrin e tij nga bio i saj dhe gjithashtu e hoqi reperin nga Instagrami.
Pas ndarjes së tyre të gjithë ishin kureshtarë mbi arsyet që i çuan Stresin dhe Keisin në këtë vendim.
Ndërkohë me postimet e tyre në rrjete sociale, ata kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë miqësore pasi shpeshherë i hedhin thumba njëri-tjetrit.
Para dy ditësh, Stresi postoi një foto nga pushimet dhe shkruan se po dëgjon këngën e tij "Love story". "Duke dëgjuar Love Story: Per mu nuk o problem... si vazhdon se e kam harruar?"- i pyet ai fansat ndërsa ata kanë nisur të komentojnë "Ti ik një tjetër vjen". Mesa duket me këtë frazë Stresi ka dashur të tregojë se e ka harruar Keisin dhe ka gjetur dikë tjetër.
Mirëpo vetëm pak më vonë, Stresi e fshiu postimin.
Nga kjo foto, të gjithë menduan se Stresi po nënkuptonte se është në një lidhje të re dhe një thumbim për Keisin, por reperi ka reaguar ashpër pas këtyre aludimeve.
Së fundmi, reperi ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory ku shfaqet së bashku me shokun e tij duke dëgjuar të njëjtën këngë, i cili ka lënë dhe një mbishkrim në videon e tij i cili ka shkruar:
“Just chillin, ju kazanat mediat mos interpretoni sipas qejfit se do vijmë t’ju thyejmë zyrat pastaj.”- këto janë fjalët e Stresit, i cili duket se është revoltuar pas këtyre lajmeve.
69724175_1301379423355272_5959488285363468285_n from sonila on Vimeo.