Një person nga Peqini rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Bëhet fjalë për shtetasin Nexhip Tabaku, 69 vjeç,i cili ka humbur kontaktet me familjen. Të shqetësuar për fatin e të moshuarit, familjarët kanë shkuar në polici ku kanë bërë denoncimin për zhdukjen. Policia ka bërë të ditur se ka nisur kërkimet për gjetjen e Tabakut. Familjarët kanë bërë të ditur se 69-vjeçari kishte dalë të dielën në mëngjes për të ushqyer bagëtitë dhe që atëherë nuk është kthyer.