INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I zhgënjyer nga PROTESTA? Robert Aliaj shpërthen ndaj VIP-ave shqiptarë: ''Janë kategoria më e pështirë'' [FOTO]

I zhgënjyer nga PROTESTA? Robert Aliaj shpërthen ndaj VIP-ave shqiptarë: ''Janë kategoria më e pështirë'' [FOTO]

Publikuar më: 17:48 11-12-2018

Prej disa ditësh, Robert Aliaj i është bashkuar protestës së studentëve shqiptarë përpara Ministrisë së Arsimit. Ai ka shprehur haptas mbështetjen e tij ndaj kauzës së mijëra studentëve e madje është parë së bashku me të bijën në protestë. Ashtu siç bëri live nga protesta edhe në rrjetet sociale, Roberti është shumë i drejtpërdrejtë dhe ditën e sotme ka sulmuar figurat publike dhe personazhet e njohur në vend.

“Figurat publike dhe celebritetet ne pergjithesi pa dashur ta ekzagjeroj jane kategoria me e peshtire dhe e korruptuar e shoqerise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjehere ne ngjarjet e medha dhe veshtiresite qe ka kaluar Shqiperia eshte specia ne hileqare dhe opurtuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirtror e material ka publikun pa te cilin nuk i mbetet asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje ne interesa publike, thote nuk merrem me kai gjojnash, shoh punen time”, shkruan artisti.

Sipas tij personazhet e njohur nuk e kuptojnë detyrimin që kanë për tu përfshirë në çështje publike dhe se sa i rëndësishêm do të ishte angazhimi i tyre. Ai i quan ata delirantë dhe egoistë që “bëjnë selfie edhe në tualete” e postojnë foto intime në rrjet duke ç’orientuar shijet e publikut.

ROBERTDRAGOT.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0033078193664551