Historia e vajzës që i vodhi drejtorit të postës 30 milione lekë, u bë e njour edhe në rrjetet sociale.
27-vjeçarja Enertila Beqja, rezulton me dhjetëra profile në “Facebook”.
Ajo ka krijuar nje jete imagjinare. I dashuri i saj imagjinar është Albano Stafa i cili jeton në Itali sipas vajzës dhe prindërve të saj. Aq shumë është ngulitur ky personazh në mendjen e 27-vjeçares sa vajza ka menduar se është edhe shtatzënë me të.
Të gjitha ëndrrat i ka krijuar me Albanon, dhe mbiemrin e saj e ka vendosur Stafa në FCB ku ka një foto së bashku me nënën e saj.
Madje ka krijuar edhe familjarët e saj imagjinarë, kunata dhe njerëzit e tjerë të afërm. Për çdonjërin prej tyre ka hapur nga një profil në “Facebook”.
Në Facebook-un e vajzës komentojnë dy ‘kunatat’ e saj, motrat e Albanos (imagjinar).
Enxhi Stafa dhe Xhesika Stafa janë motrat imagjinare të Albanos, të cilat komentojnë në fotot e Enertilës. Por edhe adresa të tjera Anjeza Stafa Enxhi dhe Emanuela Stafa, Nisa Stafa janë disa prej adresave që ajo kishte hapur.
Enertila u përgjigjet komenteve të kunatave, të saj, me ikonat e dy shoqeve të lumtura, ndërsa të tria adresat e “Facebook” janë të hapura e menaxhohen prej saj.
Në një tjetër postim të saj vihet re se personazhi “ Elona Gjoka” me të cilin ka komunikuar me 30-vjeçarin Barush Ahmeti, nuk mungon t’i japë pëlqim postimit të saj.
Albano Stafa është i dashuri i saj i ëndërruar, emër të cilin edhe nëna Emineja dhe e babai i saj Myrtezai e njohin si të fejuarin e vajzës së tyre, i cili do të vijë t’ju kërkojë dorën e saj në shtëpi për martesë.
Miku i zemrës së 27-vjeçares që vuan nga “Pseudologjia” ka një profil po aq të rremë sa edhe Elona Gjoka, apo shumë emra të tjerë të cilët janë miq të përbashkët rreth Enertila Beqjës.
Albano Stafa nuk ka asnjë shok. Foto profil është barku i një gruaje shtatzënë, ndërsa postimi kryesor është një foto ku dy duar e një mashkulli dhe një femre rrinë së bashku të lidhur.
Një varëse floriri me shkronjën A mbi një pistoletë, dhe një tufë me euro, kanë qenë postimi i parë i Albano Stafës të fejuarit imagjinar të Enertila Beqjas.
Me shumë personalitete njëherësh, 27-vjeçarja Enertila Beqja ka krijuar botën e saj të ëndrrave, ku ka një të fejuar, është shtatzënë, ka kunata, kunetër nga Albano e gjithçka tjetër me të cilën përbëhet familja.