Tre persona të armatosur dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, duke i marrë atij 10 mijë euro. Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se e kanë pritur në hyrje të shtëpisë biznesmenin që operonte prej vitesh në fushën e inerteve.
Tre persona të armatosur dhe maskuar kanë hyre në banesën e një biznesmeni në lagjen nr 14 shkozet Durrës. Pasi kane lidhur dy bashkëshortët autorët kanë grabitur shumën prej afro 10 eurosh, ndërsa në ikje kanë marë peng edhe djalin e çiftit të cilin e kanë lenë të lirë vetëm pak kilometra larg banesës. Mësohet se ata kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe më pas i kanë lidhur në shtëpi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave me qëllim identifikimin dhe me pas arrestimin e autoreve.
Emri i biznesmenit nuk behët me dije, ndërkohë ai ka pohuar para policisë se tre personat ishin të maskuar dhe po e prisnin atë tek shtëpia në kohën kur ky i fundit po kthehej bashkë me djalin pasi kishin konsumuar një kafe në lagje.