INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I zuri vendin në emision, Anila Çela ka dy fjalë për Evi Reçi-n: ‘’Mos u përpiq të jesh ajo që nuk je...’’

I zuri vendin në emision, Anila Çela ka dy fjalë për Evi Reçi-n: ‘’Mos u përpiq të jesh ajo që nuk je...’’

Publikuar më: 18:51 15-02-2019

Anila Çela është prezantuesja simpatike prej shumë kohësh në emisionin “Vizioni i pasdites”. Para pak kohësh ajo lajmëroi me lot në sy se do të largohej nga ky emision për të nisur një të ri, po në të njëjtin televizion.

Vendi i saj u lajmërua se do të plotësohej nga Evi Reçi, këngëtarja simpatike shqiptare.

E ftuar në emisionin “You and Me” me Julka Gramon dhe Ardit Roshin Anila u pyet në lidhje me Evin dhe nëse e kishte parë programin tani që është larguar.

Anila është shprehur që po e ka ndjekur, madje edhe e ka këshilluar Evin.

“I gjen difekte Evit? Nga 1 te 10 çfarë note i vendos? Pyetet Anila nga Julka.

“Sipas meje Evi është tek 7-ta. Këshilla ime për të është: Sa më e thjeshtë, të jetë ajo që është , nësë ne përpiqemi të jemi jo ajo që jemi, aty të rrëshqasin gjëra nga duart. “ tregon moderatorja.

Një këshillë mjaft e vlefshme për këdo në botën e televizionit dhe artit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947