Luana Vjollca është rikthyer këtë sezon në ekran me emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”, i cili pas kërkesave të mëdha të publikut nisi sërish këtë shtator.
Ashtu sicc pritej, ky emision rezultoi shumë i suksesshëm dhe “feedbacku” që Luana mori ishte me të vërtetë pozitiv. Mirëpo me puntatën e fundit moderatores së njohur i ndodhi një problem në “YouTube”, pasi emisioni nuk hapet.
“S’e di kush na mori mësysh apooo e bërë qëllimisht, por asgjë nuk na ndalon. Emisioni i parë i “Shiko kush luan” sapo i kapi për vetëm 4 ditë 1 milion klikime. Me problemin po merremi”, ka shkrur Luana. Megjithatë rikthimi në ekran pati suksesin e dëshiruar dhe mbrëmjen e nesërme pritet të shohim një tjetër puntatë me surpriza.