Tashmë dihet se dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë një raport jo miqësor me njëra tjetrën.
Edhe pse publikisht këngëtaret kanë folur mirë, ato janë munduar ta shmangin njëra-tjetrën në evente të ndryshme.
Të dyja këngëtaret kanë arritur të hyjnë në listën e top pesë albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i Dua Lipës, renditet i pari, ndërsa “Phoenix” i Rita Orës është në vend të pestë.
Rita Ora ka publikuar renditjen në InstaStory, teksa ka fshehur albuminin e Dua Lipës me mbishkrimin “Është kaq ‘cool’”.
Nuk dihet nëse ky veprim ka qenë i qëllimshëm apo jo, mirëpo thumbime të tilla në rrjetet sociale mes dy këngëtareve shqiptare pretendohet të ketë pasur edhe më herët.
Mirëpo me 2 çmime ‘Grammy’ dhe me një numër klikimesh shumë të lartë, nuk ka dyshim që Dua Lipa është një nga artistet më të suksesshme nëpër botë. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku zbulon se albumi i saj i parë me titull ‘Dua Lipa’, është një nga albumet më të suksesshme në botë, i cili ka thyer rekorde klikimesh në mënyrë globale.
Albumi gjithashtu ka arritur të shesë 3.5 milionë kopje në gjithë botën si dhe 10.5 streams, ndërsa ‘New Rules’ dhe ‘IDGAF’ janë kthyer në hite të padiskutueshme. Familja, miqtë dhe partneri, nuk hezitojnë asnjëherë t’i tregojnë këngëtares se janë krenarë për arritjet e saj, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë se Dua ka një mbështetje shumë të madhe nga fansat e saj.