INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ia kalojmë dhe Francës! Shqipëria renditet e 7-a në Evropë për këtë prodhim

Ia kalojmë dhe Francës! Shqipëria renditet e 7-a në Evropë për këtë prodhim

Publikuar më: 13:30 04-01-2020

Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve në vitin 2018, duke ia kaluar edhe Francës, sipas disa të dhënave nga Eurostat.

Raporti tregon se në 2018-n në Shqipëri u kultivuan 300 ha me portokalle, me një rritje prej 50% në raport me sipërfaqen në 2017-n.

“Ndërsa prodhimi arriti në 10,800 tonë, me një rritje prej gati 20% . shtimi i ndjeshëm i sipërfaqes në 2018-n është një tregues se prodhimi mund të rritet më shumë në vitet në vijim, kur të hyjnë në prodhim fidanët e rinj”, raporton “Monitor”.

Vetëm 10 shtete evropiane kultivojnë portokalle për shkak të klimës së tyre të përshtatshme. Në 2018-n, Shqipëria rezulton që ia ka kaluar Francës, e cila prodhoi rreth 10 mijë tonë portokalle.

 

PORTO.png

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877