Zlatan Ibrahimoviç mund të bëjë një tjetër kontratë të majme, duke u transferuar në Major League Soccer (MLS), Kampionatin Amerikan të Futbollit.
Sulmuesi suedez sezonin e fundit luajti për Manchester Unitedit, ku shënoi 28 gola në të gjitha ndeshjet që luajti gjatë sezonti.
Por një dëmtim në fund të sezonit bëri që Ibrahimoviç të humb disa ndeshje dhe kjo ndikoi që suedezit të mos i vazhdohet kontrata nga Djajtë e Kuq.
Shumë skuadra evropiane u lidhet rreth një transferimi të mundshëm të tij. Por, sipas The Mirror, Ibrahimoviç është në bisedime me LA Galaxy mbi një marrëveshje që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Major League Soccer.
Edhe pse 35-vjeçari suedez po vjen nga një lëndim i madh në gju dhe nuk do të jetë gati për të luajtur deri në vjeshtë, Galaxy thuhet se i ofron sulmuesit një pagë prej 7.7 milionë dollarëve në sezon.