INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ibrahimoviç nderohet me një statujë: Jam si Bonaparti [FOTO]

Ibrahimoviç nderohet me një statujë: Jam si Bonaparti [FOTO]

Publikuar më: 18:36 22-11-2016

I vetëquajturi “Mbret”, Zlatan Ibrahimoviç, fitoi për të 11-ën herën “Topin e Artë” si Lojtari më i mirë suedez i vitit. Federata Suedeze e Futbollit bëri të ditur se një statujë gjigande e Ibrahimoviç do të ndërtohet para stadiumit “Friends Arena” në kryeqytetin Stockholm. Dhe Ibra nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.

“Më duket dicka e pabesueshme. Zakonisht një ndërim i tillë të bëhet pasi vdes, por unë jam ende gjallë. Gjithsesi edhe kur unë të mos jem, ajo statujë do të mbetet përgjithmonë”, komentoi futbollisti.

Në karrierën e tij Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur 114 ndeshje me fanellën e Suedisë duke shënuar 62 gola, para se të tërhiqej nga Kombëtarja.

 “Është një opsion, unë udhëtoj në shumë shtete për të luajtur në kampionate të ndryshme. Jam si Bonaparti, kudo që shkoj pushtoj zemrat e tifozëve”, shtoi Zlatan Ibrahimoviç

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434