INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ibrahimovic: Po nuk fitova titullin në Angli, do ta lë futbollin

Ibrahimovic: Po nuk fitova titullin në Angli, do ta lë futbollin

Publikuar më: 15:28 11-11-2016

Zlatan Ibrahimovic ka treguar aspiratat e tij tepër ambicioze në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Manchester United.

“Në qoftë se nuk do ta fitojë titullin e kampionit këtu në Angli, të nesërmen do të ndalem së luajturi futboll”, tha Ibrahimovic duke buzëqeshur.

Suedezi dëshiron ta shtojë titullin edhe nga një vend tjetër, çka do ta kompletojë palmaresin e tij në këtë drejtim.

Madje, gjiganti suedez thotë se “titulli në konkurrencën angleze do të ishte më i madhi në karrierë”.

Ai dhe shprehu besimin e tij për ta arritur këtë në “Old Trafford”, ku u transferua kësaj vere dhe u vu nën urdhërat e Jose Mourinho për herë të dytë, pas eksperiencës tek Interi me trajnerin portugez.

“Në disa ndeshje kemi pasur fat të keq, por kemi besim. Dhe kur ke besim, gjëra janë të arritshme, – shtoi futbollisti i Manchester United. – Unë shpresoj se mund ta fitoj titullin këtu, është një sfidë më shumë pse iu bashkova Manchester United.”

Ibrahimovic ka fituar shumë tituj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë ligën holandeze, atë italiane, spanjolle dhe franceze.

“Të gjithë titujt kanë historinë e tyre. Dua ta fitoj edhe në Angli një të tillë, sepse e kam bërë këtë në të gjitha vendet ku kam qenë”, përfundoi suedezi.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055