INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ibrahimovic tregon prapaskenat dhe marrdhëniet me Guardiolen: Pep kishte probleme me mua, jo unë me të…

Ibrahimovic tregon prapaskenat dhe marrdhëniet me Guardiolen: Pep kishte probleme me mua, jo unë me të…

Publikuar më: 14:25 27-08-2018

Shkaku kryesor i dështimit të Zlatan Ibrahimovic me fanellën e Barcelonës padyshim që ka qenë marrëdhënia me trajnerin Pep Guardiola.Kanë kaluar 8 vjet nga ai bashkëpunim i dështuar, megjithatë Ibrahimovic nuk e harron dhe tregon për relatat me ish-trajnerin, gjatë një interviste për “ESPN”: “Kur isha te Barcelona, në pjesën e dytë të sezonit, trajneri nuk më fliste më. Ishte një situatë krejtësisht e re për mua dhe e mora si një sfidë.

Unë nuk kisha probleme me të, por mesa duket ai kishte probleme me mua. Nuk e di përse nuk erdhi të më takonte kurrë dhe të më thoshte cili ishte problemi që kishte me mua. Kur mbaroi sezoni nuk u mendova dy herë dhe u largova, por ndryshe nga ajo që duket Pep nuk është nga ata që t’i thotë gjërat në sy.”

I akuzuar në të kaluarën se ka një karakter shumë të vështirë, suedezi, aktualisht te LA Galaxy mbrohet: “Kam punuar me dy nga trajnerët më të ashpër në botë. Capello dhe Mourinho janë nga ata që nuk pranojnë kompromise dhe kanë karakter shumë të fortë. Unë kurrë nuk kam pasur një përplasje me ta, si nuk kam pasur me Mancini, Allegri, Blanc, Ancelotti apo të tjerë me të cilët kam punuar. Vetëm Guardiola kishte diçka kundër meje, por nuk ma tha kurrë për çfarë bëhej fjalë.”

Article Logic
Execution time: 0.0036928653717041