Mesa duket dyshja Junajtid-Ibrahimoviç është e destinuar të zgjasë edhe për dy vite të tjera.
Kjo pasi pronarët e klubit anglez dëshirojnë të mbajnë më gjatë bomberin suedez pas një formë të shkëlqyer që ai po kalon me “Djajtë e Kuq”. Kontrata aktuale e 35-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, por kontrata parashikon se nëse Ibra do të shënojë 19 gola këtë sezon, zgjatja e kontratës do të bëhet automatike.
Momentalisht, suedezi ka shënuar plot 14 gola këtë sezon në Premier Ligë, dhe me shumë gjasa me këtë rritem, do të arrihet edhe shifra e 19 golave.