“Gazzetta dello Sport” e bën të sigurtë faktin se Icardi mund të bëhet pjesë e PSG-së sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht deklaratave të Wanda Narës se argjentinasi do qëndrojë te zikaltërit, sportivja italiane sqaron se francezët do bëjnë gjithçka për ta pasur bomberin në radhët e tyre.
Duke marrë parasysh edhe problemet që Mauro po kalon së fundmi tek ekipi i Inter këto aludime duken me të vërtetë bindëse. Shifra e transferimit të tij përflitet të jetë diku tek 70 milionë euro.